Futbollisti gjerman gjobitet me 1.2 milionë euro për sulm ndaj ish-të dashurës

Ish-fituesi i Kupës së Botës është shpallur fajtor për sulmin ndaj ish-të dashurës së tij gjatë pushimeve në vitin 2018, i njëjti është gjobitur me 1.2 milionë euro

Jerome Boateng, futbollist gjerman

Futbollisti gjerman Jerome Boateng është gjobitur me 1.2 milionë euro për sulmin ndaj ish të dashurës së tij në vitin 2018.

Ish-ndërkombëtari dhe fituesi i Kupës së Botës është shpallur fajtor për sulmin dhe fyerje në gjyqin e tij të apelit në Mynih.

Boateg kishte sulmuar ish-të dashurën e tij gjatë një pushimi në Karaibe pas Kupës së Botës FIFA 2018, por i njëjti kishte mohuar akuzat, raporton euronews.

Ai fillimisht ishte gjobitur me 1.8 milionë euro në gjyqin e tij të parë në shtator të vitit 2021, ndërkaq prokurorët i kishin kërkuar gjykatës të shqiptonte një dënim me burg prej 18 muajsh.

Ndryshe, gjoba prej 1.2 milionë euro do të përdoret për të mbështetur shoqatat që ofrojnë ndihmë për viktimat femra të dhunës.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika