Futbollisti i Prishtinës U19 Naxhi Berisha do të testohet te klubi njohur kroat

Futbollistët kosovarë, Naxhi Berisha dhe Rijad Jashari do të testohen nga klubi kroat, Hajduk Split

Naxhi Berisha, futbollist

Futbollisti i ri Naxhi Berisha që luan për FC Prishtina U19, do të testohet te klubi i njohur kroat Hajduk Split.

Për 2 javë ai do të stërvitet me ekipin e juniorëve të gjigantit kroat teksa gjatë qëndrimit pritet t’i zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore.

Me Berishën në prova do të jetë edhe futbollisti Rijad Jashari që është pjesë e 2 Korrikut.

Naxhi Berisha dhe Rijad Jashari, futbollistë

Mundësia për t’u provuar të dy futbollistët në fjalë ka ardhur pas angazhimit të skautit të Hajduk Split për Kosovë e Shqipëri, Albin Sahatqija.

Ndryshe, Naxhi Berisha është nën menaxhimin e kompanisë SEE Talents që ka në fokus transferimin e lojtarëve në klube të jashtme.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika