G7 në alarm për energjinë: thirrje për ndaljen e sulmeve iraniane dhe masa për furnizimin global

Ministrat e Jashtëm të vendeve të G7 kanë shprehur gatishmërinë për të ndërmarrë masa të nevojshme në funksion të garantimit të furnizimit global me energji, në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme po rriten ndjeshëm.

Në deklaratën e tyre, theksohet se Irani ka ndërmarrë veprime hakmarrëse ndaj sulmeve amerikane dhe izraelite, duke shënjestruar vendet e Gjirit, infrastrukturën energjetike dhe transportin detar në Ngushticën e Hormuzit – një korridor kyç për furnizimin global me naftë.

Ky angazhim i G7 vjen pasi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë njoftoi lirimin e 400 milionë fuçive naftë nga rezervat strategjike, me qëllim zbutjen e pasojave të mundshme të mungesave në tregjet globale për shkak të konfliktit.

Në të njëjtën deklaratë, ministrat e jashtëm të Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, së bashku me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, kanë bërë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme dhe pa kushte të të gjitha sulmeve nga ana e Iranit.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika