Gara për kreun e ri të SPAK, Kim: Është thelbi i reformës në drejtësi, nuk duhet të manipulohen hetimet

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka shprehur mendimin e saj lidhur me zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, e cila u shpreh se duhet të zgjidhet pa manipulime dhe kufizime

Yuri Kim





Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka përcjellë një mesazh për kreun e ri të SPAK, i cili sipas saj duhet të luftojë korrupsionin e krimin pa u frikësuar dhe pa u ndikuar.

Kim përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka theksuar se drejtësia duhet të jetë e verbër ndaj pushtetit dhe institucionet duhet të jenë të pavarura.

Sipas diplomates amerikane, SHBA-ja mbështet reformën në drejtësi dhe do të monitorojë nga afër procesin e përzgjedhjes së kreut të ri të SPAK që pritet të mbahet më 16 dhjetor.

“Javën e fundit jemi takuar me çdo anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për të nënvizuar rëndësinë e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK-ut, i cili pa frikë e favor do të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Procesi i përzgjedhjes nuk duhet të ndikohet nga ata që kanë interes për të kufizuar ose manipuluar hetimet. Ky është thelbi i reformës në drejtësi: drejtësia duhet të jetë e verbër ndaj pushtetit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë të gjithë të barabartë përpara ligjit, institucionet duhet të jenë të pavarura.

Reforma në drejtësi nuk është vetëm një kërkesë për anëtarësimin në BE; është kërkesa e drejtë e popullit shqiptar. SHBA do të qëndrojë gjithmonë me popullin e Shqipërisë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim me vendosmëri zbatimin e reformës në drejtësi. Kjo nuk do të ndryshojë. Ne do të monitorojmë nga afër procesin e përzgjedhjes së SPAK-ut për të siguruar që reforma në drejtësi të ecë përpara”, ka shkruar Kim në Twitter.

Kandidatët që garojnë për postin e kreut të SPAK janë prokurorët e posaçëm, Adnan Xholi, Edvin Kondili dhe Altin Dumani.

 





Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika