Gashi: Asociacioni do të ketë kompetenca ekzekutive

Analisti Astrit Gashi, në “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, ka thënë se Asociacioni do të ketë kompetenca ekzekutive.

“Ai Asociacion nuk ka si të mos ketë kompetenca ekzekutive, ka me pasë kompetenca ekzekutive dhe kryeministri Kurti në këtë proces dialogu realisht nuk ka arritur të zbatojë asnjë nga qëndrimet e tij disavjeçare politike, e mos të themi asnjë nga premtimet e deklaratat që i ka bërë në 3-6 muajt e fundit”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, Kosova do të përballet me një realitet të ri.

“Kosova do të përballet me një realitet të ri herdokur…Ndoshta efekti pozitiv i këtij realiteti është që serbëve mund t’iu përfundojë iluzioni që mund të bashkohen me Serbinë dhe të shënohet faza që e pranojnë Kosovën si një vend”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika