Gashi i përgjigjet Hovenierit: Hapja e urës së Ibrit nuk rrezikon ushtarët amerikanë

“Ekziston një rrezik real i lidhur me hapjen e urës në Mitrovicë në këtë kohë, që mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë ata amerikanë”.

Kësaj deklarate të ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i është përgjigjur avokati, Tomë Gashi, i cili ka thënë se “nëse ushtria më e fuqishme në botë rrezikohet për heqjen e 9 betonave, atëherë si bie që është ushtria më e fuqishme në botë”.

Në emisionin “FIVE”, Gashi ka thënë se kjo deklaratë e ambasadorit amerikan nuk duhet të merret seriozisht, pasi sipas tij, ndërkombëtarët do të duhej të brengoseshin që këta betona kanë qëndruar kaq gjatë.

“Absolutisht jo s’ka rrezik, ushtria më e fuqishme në botë nëse rrezikohet për heqjen e 9 betonave.(I kam numëruar, që aty qëndrojnë pa kurrfarë nevoje prej qershorit 1999) i bie që nuk është ushtria më e fuqishme në botë.  Ambasadori amerikan pati deklaruar edhe për targa, por pastaj u bë reciprociteti. BE-ja e ambasadori ish dashtë që të brengosen që këta betona kanë qëndruar kaq gjatë”, ka deklaruar Gashi.

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se ekziston një rrezik real i lidhur me hapjen e urës në Mitrovicë në këtë kohë, që mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë ata amerikanë.

“Ne besojmë se ky rrezik rrit kërcënimin, mundësinë e dhunës dhe problemet e tjera, si për komunitetin lokal, ashtu edhe për ushtarët e NATO-s, përfshirë ushtarët amerikanë që po punojnë për të siguruar paqen dhe sigurinë në Kosovë. Ne e marrim shumë seriozisht çdo veprim që mund të ndikojë në sigurinë dhe mbrojtjen e ushtarëve amerikanë që punojnë për të mbështetur Kosovën”, tha ambasadori amerikan.

“Shpresa jonë është që Qeveria do ta dëgjojë këtë dhe do t’i marrë parasysh këto shqetësime”, shtoi ai.

Qeveria e Kosovës ka thënë se synon të hapë për qarkullim të automjeteve urën mbi Ibër, që ndan Mitrovicën e Jugut me shumicë shqiptare dhe atë të Veriut me shumicë serbe.

Me gjithë kundërshtimin e vendeve të QUINT-it dhe të NATO-s, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ura duhet të hapet dhe se “nuk është kundër askujt”.

Paralajmërimi për hapjen e urës u bë pasi Qeveria e Kosovës më 5 gusht mbylli zyrat e Postës së Serbisë në veri, veprim që është parë nga aleatët e Kosovës si “i pakoordinuar dhe i njëanshëm”.

Hovenier tha se ShBA-ja është sfiduar nga kryeministri dhe Qeveria e tij në disa aspekte.

“Duhet të them se cilësia e partneritetit tonë nuk është ajo që do të shpresonim të ishte në disa nga këto çështje që lidhen me mënyrën se si ai trajton veriun dhe si ai e menaxhon dialogun”.

Ai shtoi se “veprimet e pakoordinuara të Qeverisë në veri” e zvogëlojnë entuziazmin e ShBA-së për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj euroatlantike.

Në anën tjetër, politologu, Fidan Ukaj ka thënë se për hapjen e urës së Ibrit duhet të ulet dhe të bisedohet me aleatët ndërkombëtarë.

“Ne duhet të ulemi me aleatët strategjikë dhe t’i bindim për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit”, ka deklaruar Ukaj.

Sipas tij, duhet të ketë riparim të raporteve me ShBA-në.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika