Gashi: Ka pasur presion nga BE-ja ndaj Kurtit për zbatimin e Ligjit për të huajt

Avokati Tomë Gashi ka deklaruar se vendimet e fundit të Qeverisë së Kosovës në raport me komunitetin serb lidhen edhe me presionin nga Bashkimi Evropian ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Sipas Gashit, përveç presionit ndërkombëtar, një ndër arsyet kryesore është edhe procesi i liberalizimit të vizave dhe nevoja për harmonizim të rregullave me ato të BE-së.

Ai theksoi se qytetarët e huaj duhet të kenë mundësi qëndrimi sipas standardeve evropiane, duke respektuar afatet ligjore për regjistrim dhe qëndrim.

Gashi shtoi se nuk bëhet fjalë për një ligj të ri, por për zbatim të një ligji ekzistues dhe obligimeve që Kosova ka marrë më herët.

“Mendoj që me kryeministrin Kurtin janë larguar të gjitha institucionet ilegale, ato  strukturat paralele serbe, ka qenë faktikisht imponimi i reciprocitetit edhe për targat dhe shumë punë të mira që janë bërë dhe duket se kjo ka mbetur e fundit. Arsyeja siç unë e kuptoj është se ka pasur një presion nga BE-ja, por arsyeja kryesore është se neve na janë hequr vizat, dhe në momentin që janë hequr ata kërkojnë që nëse duam të kemi një lloj integrimi sa më të shpejt aq më të mirë me BE-në atëherë është e detyrueshëm të kemi rregulla të njëjta siç i ka BE-ja. Dhe që qytetarët të huaj mund të qëndrojnë lirshëm në Republikën tonë brenda periudhës kohore prej 180 ditëve ata mund të qëndrojnë të lajmëruar brenda periudhës kohore 3 muajve”, ka deklaruar Gashi.

Ai përmendi se masat përfshijnë edhe mundësinë e pajisjes me leje të përkohshme qëndrimi deri në 12 muaj për kategori të caktuara, si studentë apo persona të angazhuar në arsim dhe shëndetësi.

Ai gjithashtu theksoi se nëse Kurti do të ishte në opozitë, do të kishte qëndrim të njëjtë si opozita aktuale.

“Nuk është një ligji ri por është implementimi i këtyre masave ndaj një ligji që ka qenë shumë më herët, është një obligim që Kosova e ka marrë, dhe kjo periudhë kohore që iu është lejuar do të thotë brenda tre muajve që ata të lajmërohen dhe kjo periudha tjetër kohore që të iu jepet një leje qëndrim i përkohshëm për periudhën kohore prej 12 muajve sa i përket studentëve, nxënësve apo atyre që merren me shëndetësi e që i sponsorizon apo i paguan Serbia. E që ngadalë që inkorporohen në sistemin tonë shëndetësor arsimor”, ka deklaruar ai në emisionin FIVE.

Qeveria e Kosovës ka rënë dakord të lëshojë leje të përkohshme qëndrimi për 12 muaj për pjesëtarët e komunitetit serb që nuk posedojnë dokumente të Kosovës, si dhe të njohë kartat e identitetit të lëshuara nga autoritetet serbe, në kuadër të zbatimit të Ligjit për të huajt dhe për automjetet.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika