Gashi: Kurti ka dështuar ta sjellë njohjen në qendër

Astrit Gashi

Analisti Astrit Gashi ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dështuar ta sjellë njohjen në qendër.

I ftuar në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, ka thënë se njohjen në qendër nuk e ka as në “qoshe as fillim”.

“Nuk mund të shkojmë çka pas pa shkuar si deri këtu? Kryeministrit të Kosovës nuk i themi me vetëdije qytetare që tri pikat kyçe të cilat i ka kërkuar në proces dialogu në vitet e fundit nuk i kanë marrëveshjen të cilën sot e ka pranuar. Ai herë mund të thotë kam futur diçka, ose jo s’kam mundur të fus asgjë, por njohjen as në qendër as në skaj e as në qoshe as në fillim nuk e ka.  Njohje nga Serbia nuk ka”.

“Ai ka thënë partitë tjera kërkojnë njohjen nga Serbia, unë kërkoj me qenë në qendër. Ai ka dështuar thellësisht ta sjellë këtë pikë”, shtoi ai.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ranë dakord se nuk ka nevojë për diskutime të mëtejme rreth propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Borrell dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, pritën të hënën në Bruksel udhëheqësit këtyre dy vendeve.

Në deklaratën e lëshuar pas takimit, Borrell tha se palët shprehën gatishmërinë e tyre për të vazhduar me zbatimin e propozimit të BE-së, i titulluar tashmë si “Marrëveshje drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”.

 

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika