Gashi: Memli Krasniqi ishte menaxher, jo lider i PDK-s

Analisti politik Dardan Gashi ka deklaruar se, nëse Memli Krasniqi perceptohet si menaxher i PDK-së, atëherë ai nuk beson se Krasniqi e ka parë veten si lider të vërtetë të partisë.

Në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, Gashi theksoi se udhëheqësia e PDK-së ka pasur obligim të menaxhojë subjektin politik dhe se, brenda këtij kuadri, Krasniqi nuk mund të konsiderohet menaxher i keq.

“Mund të themi se Memli nuk ka qenë një menaxher i keq, në kuptimin se ku e ka marrë dhe ku e ka dorëzuar partinë. Flas për rritjen e votës në nivel nacional, sidomos te kuvendet komunale. Natyrisht që me kryetar komunash nuk ka arritur rritje”, tha ai.

Duke iu referuar humbjeve në Drenas dhe Mitrovicë, Gashi shtoi: “Nuk ka dal Memli të thotë ‘s’më intereson ajo punë’. Por kjo është situata.”

Sipas analizës së tij, një mënyrë për të parë efektin e udhëheqjes së Krasniqit është të vlerësohet rritja që i ka ndodhur PDK-së që nga momenti kur ai mori drejtimin, “sidomos në kuptimin e numrit të deputetëve në Kuvend”.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika