Gashi: Një qeveri e cila erdhi me flakë në pushtet, po digjet nga flakët e pushtetit si rezultat i paaftësisë qeverisëse

Deputeti nga radhët e LDK-së, Arben Gashi, ka kritikuar Qeverinë Kurti duke thënë se "një qeveri e cila erdhi me flakë në pushtet po digjet nga flakët e pushtetit si rezultat i paaftësisë qeverisëse dhe qeverisjes kriminale"

Arben Gashi, deputeti i LDK-së

Arben Gashi, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në seancën e sotme të Kuvendit ka kritikuar Qeverinë Kurti.

“Një qeveri e cila erdhi me flakë në pushtet, po digjet nga flakët e pushtetit si rezultat i paaftësisë qeverisëse dhe qeverisjes kriminale. Këtu kemi dy elemente, paaftësia qeverisëse dhe qeverisja kriminale, dhe kur bëhen bashkë është fatale”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, jemi në një situatë delikate “kur qeverisja kriminale po merr përmasat e saj”.

Gashi ka radhitur disa prej skandaleve, siç i ka cilësuar ai, që Qeveria i ka bërë brenda një jave.

“Skandali i parë është shtyrja e regjistrimit të popullsisë dhe pronës për një kohë të caktuar. Skandali i dytë është djegia për herë të dytë e Institutit të Mjekësisë Ligjore që në vetvete nuk është një skandal, por një rast jashtëzakonisht i rëndë që nuk mund të tolerohet. Nuk mund të tolerohet, sepse flitet për Institutin e Mjekësisë Ligjore, institut i cili ka për detyrë dhe funksion që të merret me hulumtimin shkencor të vdekjeve, vrasjeve e të tjerë”, ka thënë Gashi.

Deputeti nga radhët e LDK-së ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, që deklaroi se nuk ka dëmtime të mostrave apo të arkivës, por në media raportohet dhe rezulton që ka dëme të tilla.

Ndryshe, nga djegia e dy zyrave të Institutit të Mjekësisë Ligjore, ngjitur me zyren e mjekoligjorit Valon Hyseni, Dukagjini ka kuptuar se të ruajtura kanë qenë edhe mustaqet e heroit kombëtar, Adem Jashari e pjesë të trupit të Isa Boletinit, të cilat tashmë janë djegur.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika