Gashi: Sot, VV-ja i dha fund njërës prej shtyllave të demokracisë

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se sot është njëra ndër ditët më të këqija të parlamentarizmit në Kosovë

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi,

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, pasi ka lëshuar sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se sot është njëra ndër ditët më të këqija të parlamentarizmit në Kosovë, si shkak i pamundësisë për formimin e Komisionit Hetimor për Rezerva Shtetërore.

Në deklaratën e tij, Gashi ka thënë se sot “merr fund përfundimisht njëra prej shtyllave kryesore të demokracisë që është mbikëqyrja parlamentare”.

Sipas tij, sot Lëvizja Vetëvendosje i ka dhënë fund njërës prej shtyllave të demokracisë.

“Nuk ka ndodhur asnjëherë që një qeveri të bllokojë qëllimisht për 6 muaj një Komision Hetimor dhe në fund të pamundësojë vendimmarrjen në atë komision. Problemi i abuzimit me rezervat shtetërore një ditë do të zbardhet, problemi i pamundësisë së funksionimit të shtyllës kryesore të demokracisë që është mbikëqyrja parlamentare prej është sot është model fatkeq për Kosovën. Sot e tutje çdo shumicë që do të vijë do ta ketë precedentin e ndërtuar nga VV-ja të bllokimit të Hetimit Parlamentar”, ka thënë Gashi.

Lidhur me këtë çështje janë deklaruar edhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri dhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Në linqet më poshtë mund të kuptoni më shumë rreth deklaratave të tyre:

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika