Gazetarë të huaj sfidojnë Putinin me pyetje të pakëndshme në Alaskë

Gjatë ceremonisë së mirëseardhjes së presidentit rus, Vladimir Putin, në Alaskë, u regjistrua një moment i pazakontë, kur gazetarë të huaj i drejtuan pyetje të zëshme dhe sfiduese.

Ky është rasti i parë pas një kohe të gjatë që kreu i Kremlinit ndodhet përballë kaq shumë gazetarëve të pavarur, jashtë kontrollit të mediave shtetërore ruse.

Puna e grupit të gazetarëve rusë që zakonisht shoqëron presidentin dallon shumë nga mënyra si reporterët amerikanë mbulojnë ngjarjet, pasi pyetje të paautorizuara ose të sikletshme pothuajse kurrë nuk parashtrohen.

Kësaj here, disa prej tyre arritën t’i bëjnë pyetje drejtpërdrejt Putinit, si: “Kur do të ndaloni vrasjen e civilëve?” dhe “Pse duhet që Trump t’i besojë fjalës suaj?”, raportoin BBC përcjell Dukagjini.

Nuk dihet nëse presidenti rus i dëgjoi pyetjet, por nëse vendos të dalë në një konferencë për shtyp, shmangia e temave të pakëndshme do të jetë pothuajse e pamundur.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika