Gazetari hulumtues kroat, Domagoj Margetiq, ka dorëzuar një kallëzim në Zyrën e Prokurorit Publik në Milano lidhur me “Sarajevo Safarin” duke kërkuar nisjen e hetimeve për akuzat se të huajt paguanin për të qëlluar mbi civilët gjatë rrethimit të Sarajevës, para tri dekadash.
Sipas kallëzimit, presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë viteve 1992 dhe 1993 ka qenë në Sarajevë si një vullnetar i paligjshëm, pjesëtar i një njësie famëkeqe dhe kriminale paramilitare nën kontrollin e Partisë Radikale Serbe.
Kallëzimi tregon se Vuçiq ishte pjesë e njësisë së komanduar nga Slavko AleksiQ, e cila ishte e stacionuar në Varrezat Hebreje në Sarajevë. KY informacion është konfirmuar nga Vojislav Sheshel dhe shefi i ekipit të tij juridik, Zoran Krasiç, në Hagë.
Në kallëzim thuhet se Varrezat Hebreje ishin një nga lokacionet e përdorura për “ofertën turistike” të tmerrshme të një safari njerëzor, ku persona të pasur dhe me ndikim nga Italia paguanin për të qëlluar mbi civilët.
Sipas Margetiqit, ky vend ishte i njohur si një nga lokacionet më luksoze dhe më të kërkuara për “gjuetinë e njerëzve”, përfshirë edhe rastet e vrasjes së fëmijëve në krahët e nënave të tyre.
“Në një raport të veçantë, unë informova zyrën e prokurorit publik në Milano për të gjitha njohuritë e mia në sa i përket lidhjes së Aleksandar Vuçiçit me ‘safarimë njerëzor’ në Sarajevën e kohës së luftës.
I kam bashkëngjitur raportit të gjitha provat, materialet video, dokumentacionin fotografik, dokumentacionin audio dhe video, si dhe dokumentacionin nga media e asaj kohe që kam. (Kërkesa është dërguar në origjinal siç është tani dhe po e publikoj në përkthim).
Në fakt, në një vend, renditen të gjitha të dhënat konkrete që e lidhin Aleksandar Vuçiçin me ‘safaritë njerëzore’ në Sarajevën e kohës së luftës dhe të cilat pa asnjë dyshim e vendosin atë në kohën dhe vendin e këtyre krimeve në Sarajevën e kohës së luftës”, ka shkruar Margetiq.

View this post on Instagram