Gazetari pakistanez i vrarë nga policia në Kenia “ishte rast me identitet të gabuar”

Policia thotë se Arshad Sharif u qëllua pasi makina e tij nuk u ndal. Zyrtarët qëlluan në makinë nëntë herë me ç'rast Sharifi u godit në kokë. Ata ishin në kërkim të një automjeti të ngjashëm, për të cilin pretendojnë se ishte i lidhur me një rast rrëmbimi të fëmijëve

Arshad Sharif

Shërbimi policor kombëtar i Kenias ka thënë se i vjen keq për vrasjen e një gazetari pakistanez i cili u qëllua për vdekje në Nairobi në një incident që e përshkroi si “një rast i identitetit të gabuar”.

Oficerët hapën zjarr ndaj Arshad Sharif, 50 vjeç, dhe një shoku të tij të dielën, pasi dyshohet se ata kaluan me makinë përmes një blloku sigurie jashtë kryeqytetit kenian.

Zyrtarët qëlluan në makinë nëntë herë, duke e goditur Sharifin në kokë. Ata ishin në kërkim të një automjeti të ngjashëm, për të cilin ata pretendojnë se ishte i lidhur me një rast rrëmbimi të fëmijëve, sipas llogarive të policisë.

“Ata nuk u ndalën dhe vazhduan me udhëtimin,” thanë zyrtarët të hënën. Policia hapi zjarr dhe u vu në ndjekje, gjatë së cilës makina u përmbys.

Vrasja e Sharifit ka ngritur dyshime për “lojëra të këqija” mes vëzhguesve, politikanëve dhe shtypit. Gazetari, i cili ishte një kritik i ashpër i qeverisë pakistaneze, u largua nga vendi në gusht pasi dyshohet se kishte marrë kërcënime me vdekje për punën e tij. Vendndodhja e tij nuk u bë e ditur publikisht. Shumica e miqve të tij e dinin vetëm se ai kishte kaluar kohë në Dubai dhe Londër.

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, shkroi në Twitter se kishte telefonuar presidentin e Kenias, William Ruto, të hënën pasdite dhe kërkoi hetime për atë që ai tha se ishte një incident tronditës.

Komisioneri i lartë i Pakistanit në Kenia tha se ishte gjithashtu në kontakt me autoritetet e policisë keniane dhe ministrinë e jashtme për këtë çështje, transmeton “The Guardian“.

Përdorimi i dhunës vdekjeprurëse nga forcat zyrtare ka shkaktuar shqetësim si në nivel kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Kenia ka vite që është përballur me vrasjet dhe brutalitetin e policisë. Missing Voices Kenya, një organizatë që monitoron vrasjet nga policia, ka regjistruar më shumë se 1286 raste të tilla që nga viti 2007 dhe 100 vetëm këtë vit.

Autoriteti i Pavarur Mbikëqyrës Policor i Kenias (IPOA), i cili heton sjelljen e keqe të policisë, ka hapur një hetim për vrasjen e gazetarit. Megjithatë, disa hetime të IPOA-së janë zvarritur me vite dhe një numër mbeten të hapura.

Pakistani ka qenë prej kohësh i pasigurt për gazetarët. Ai u rendit i nënti në indeksin global të mosndëshkimit të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve 2020, një vlerësim vjetor i vendeve ku gazetarët vriten rregullisht dhe sulmuesit lirohen.

Shija e redaktorit

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Të fundit nga rubrika