Gërshetimi i profesioneve nga sipërmarrëse, konsulente biznesi, estetiste e deri tek instruktore e armëve, Veronika Bajqinovci

Gërshetimi i profesioneve siç janë sipërmarrëse, biznes woman, konsulente e biznesit, estetiste, dizajnere e modës, punon në strategji marketingu, king box, instruktore armësh dhe veshje që dizajnohen për fëmijë, janë profili i Veronika Bajqinovcit.

E ftuar tek emisioni “Rreth e Rrotull”, Veronika Bajqinovci, ka rrëfyer përvojën e saj nga ushtrimi i profesioneve të ndryshme njëkohësisht.

Ajo ka folur për detajet rreth profesionit si estetiste, më detajisht rreth çështjes së “aroma terapi”, si “shkëmbim i energjive”.

Procedura e “aroma terapi” zgjat rreth 45 minuta deri 1 orë e gjysmë maksimumi. Dhe ofrohet për të dy gjinitë dhe moshën mbi 15+.

Sa i përket fashionit, ajo ka treguar se prezenca e saj në vitin 2000 tek “Real Bingo” ka qenë si dizenjatore dhe që e ka quajtur si “sfidë e saj për të zhveshur atë kohë vajzat në television”.

Profesioni i saj që nuk ka shumë dashuri është “gazetaria”.

Sa i përket profesionit instruktore e armëve, ajo ka shtuar se ky profesion ndoshta vjen nga “gjenet sepse nga ana e nënës është nga Drenica”.

“Krav Magën e kam përzgjedhur për vetëmbrojtje, shkaku që dy raste kanë qenë se më kanë shpëtuar jetën”, ka treguar ajo.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika