Gërvalla: Ndryshimi i kufijve mund të nisë një luftë në Ballkan  

"Precedenti i ndryshimit të kufirit në Ballkan mund të jetë shumë i rrezikshëm dhe mund të nisë një luftë të re"

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Ideja e shkëmbimit apo e ripërcaktimit të territoreve mund të çojë në një luftë të re në Ballkan, ka thënë kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, teksa komentonte për gazetën ukrainase “European Pravda”, situatën në Kosovë dhe raportet e tensionuara me Serbinë.

Kryediplomatja nuk e sheh si zgjidhje shkëmbimin e territoreve, por, “punën jashtëzakonisht komplekse të integrimit” të komunitetit serb, është sipas saj alternativa.

“Ky plan nuk zgjidh probleme, por krijon të reja për të gjithë rajonin. Precedenti i ndryshimit të kufirit në Ballkan mund të jetë shumë i rrezikshëm dhe mund të nisë një luftë të re”, ka thënë Gërvalla.

E për luftë foli edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, pikërisht në gazetën ukrainase, “European Pravda”.

“Nëse i shikoni zhvillimet në anën e Serbisë, gjithmonë duhet të llogaritni në një konflikt të mundshëm dhe ka elemente që tregojnë se kjo mund të jetë e mundur. Kjo do të thotë se ne jemi gjithmonë vigjilentë, por llogarisim në skenarin më të keq të mundshme. Besojmë se prania e KFOR-it në Kosovë mund t’i pengojë këto tensione në një të ardhme të afërt, por gjithmonë është i mundur”, ka deklaruar Bislimi.

Shija e redaktorit

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Të fundit nga rubrika