Gërvalla: Ulen tarifat për shërbimet konsullore në ambasada

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, ka thënë se kanë marrë vendim që të ulën tarifat për pajisje me pasaporta, letërnjoftime e shërbime tjera në konsullata e ambasada të Republikës së Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në konferencë për media ka njoftuar të mërkurën se kanë ulur ndjeshëm tarifat për shërbimet konsullore në ambasadat e Kosovës, të cilat ka konsideruar se kanë qenë shumë të larta.

Gërvalla ka thënë se Kosova është e përkushtuar që të përmirësojë cilësinë e shërbimeve që marrin mërgimtarët në vendet ku punojnë.

“Kosova është e përkushtuar jo vetëm për të organizuar ambient sa më të favorshëm për qindra mërgimtare që vijnë për t’i kaluar pushimet në shtëpitë e veta në Kosovë, por edhe për të përmirësuar ndjeshëm cilësinë në shërbimet konsullore të misioneve diplomatike. Kemi konstatuar se tarifat për shërbimet konsullore, shumica prej tyre, janë mjaft më të larta sesa shërbimet e njëjta që merren në Kosovë. Jam krenare të paraqesë për ju tarifa të reja konsullore, e cila përbën jo vetëm ulje të dukshme, por mënjanon disa anomali të panevojshme, si pagesat e larta për dokumente, e cila ndodhet brenda sistemit në të cilin shërbehen konsullatat tona”, ka thënë Gërvalla.

Gërvalla u ka bërë thirrje mërgimtarëve, veçanërisht ata që janë në Gjermani, të kërkojnë rifitimin e shtetësisë së Kosovës.

Për rifitimin e shtetësisë, sipas Gërvallës, aplikimi është falas dhe pa procedura të tejzgjatura.

“Qindra mërgimtarë kanë filluar t’i mbushin rrugët e Kosovës, në këtë mënyrë pasurojnë zemrat tona. Me liberalizimin e vizave është shtuar edhe më shumë numri i qytetarëve për të vizituar familjet e tyre, turizëm apo për çështje të biznesit. Republika e Kosovës është përkushtuar që të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e të gjitha shërbimeve konsullore”, tha Gërvalla.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika