Gjashtë orë pritjet në Merdarë për të dalë jashtë Kosovës

Për të dalë nga Kosova, në pikëkalimin kufitar me Serbinë në Merdarë duhet të prisni 6 orë

Ilustrim

Pikëkalimet kufitare me shtetin e Serbisë vazhdojnë të jenë të ngarkuara, pas përdorimit të tyre nga shumica e bashkatdhetarëve për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova.

Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për të hyrë në Kosovë, në Merdarë janë tri orë, kurse për të dalë pritjet janë gjashtë orë.

Kolona në Merdarë për të dalë jashtë Kosovës është 1.2 kilometra, kurse për të hyrë 900 metra.

Në pikëkalimet e tjera kufitare ka fluks më të vogël, diku nuk ka pritje më shumë se 5 minuta.

Në Jarinjë ka 1 orë pritje në dalje nga Kosova, kurse për të hyrë 20 minuta.

Pikëkalimet kufitare, ilustrim, minutat për hyrje-dalje dhe kolonat për hyrje-dalje

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika