Gjatë vitit 2023, IPK-ja pranoi 1697 ankesa, arrestoi 21 punonjës policorë

IPK-ja ka arrestuar 35 të dyshuar ( 21 punonjës policorë dhe 14 qytetar), 71 rekomandime për suspendim, në prokuroritë kompetente janë dorëzuar 74 Kallëzime Penale, 54 Raporte të Veçanta dhe 56 Raporte Informuese

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se gjatë vitit 2023 ka pranuar dhe ka menaxhuar 1697 ankesa.

Në njoftimin e IPK-së thuhet se prej tyre 1145 ankesa që janë klasifikuar si shkelje disiplinore dhe janë përcjellë për t’u trajtuar në Drejtorinë për hetime të brendshme dhe verifikim të së kaluarës në Policinë e Kosovës, 540 nga to janë përcjellë në Departamentin e Hetimeve në IPK nën dyshimin për veprimtari penale (pjesa tjetër janë përcjellë në institucione tjera dhe në Departamentin e Inspektimeve).

“Për periudhën raportuese, IPK-ja ka ndërmarrë këto masa dhe rekomandime: ka arrestuar 35 të dyshuar (21 punonjës policorë dhe 14 qytetarë), 71 rekomandime për suspendim, në Prokuroritë kompetente janë dorëzuar 74 kallëzime penale, 54 raporte të veçanta dhe 56 raporte informuese”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Është thënë se janë lëshuar 54 raporte të veçanta e 56 raporte informuese.

Po ashtu janë realizuar 13 inspektime dhe janë dhënë 126 rekomandime për të përmirësuar performancën.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika