Gjenden mbetje mortore në Tusuz të Prizrenit, dyshohet se janë të viktimave të luftës

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka bërë të ditur se gërmimet, që kanë filluar në mëngjesin e sotëm në Tusuz të Prizrenit, kanë rezultuar me gjetje të mbetjeve mortore potencialisht të viktimave të luftës

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se gërmimet, që kanë filluar në mëngjesin e sotëm në Tusuz të Prizrenit, kanë rezultuar me gjetje të mbetjeve mortore potencialisht të viktimave të luftës.

“Gërmimet e filluar në mëngjes tanimë kanë rezultuar me gjetje dhe zhvarrosjen e mbetjeve mortore që mund t’iu përkasin viktimave të luftës që vazhdojnë të jenë në Listën e Personave të Zhdukur”, thuhet në njoftim.

Mbetjet mortore të zhvarrosura do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminimet e nevojshme dhe identifikimin përmes analizës shkencore të ADN-së dhe pasi të përfundojnë të gjitha procedurat do të përcaktohet numri i individëve të zhvarrosur dhe identiteti i tyre.

Tutje, thuhet se në kuadër të zbatimit të Planit të Punës nën koordinimin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, njësitet e Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, ekspertët mjekoligjorë të Institutit të Mjekësisë Ligjore, me mbështetjen edhe të ekspertëve të EULEX-it, janë duke kryer gërmimet vlerësuese në tri lokacione në hapësirat e varrezave të qytetit të Prizrenit.

“Gërmimet në Tusuz të Prizrenit, janë duke u kryer në zbatim të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Prishtinës, Departamentit Special”, thuhet tutje në njoftim.

Lokacioni në Tusuz të Prizrenit është lokacioni i trembëdhjetë i adresuar në kuptim të gërmimit vlerësues gjatë këtij viti, brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika