Gjenden telefona dhe drogë në Qendrën Korrektuese të Dubravës, parandalohet kontrabanda

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Korrektuese të Dubravës janë tentuar të futen 748 gr substancë e dyshuar narkorike,11 telefona mobil, tetë kabllo të adapterëve e të tjerë. SHKK thotë se mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese

Ilustrim





Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në Departamentin për Siguri në bashkëpunimin me Njësitin e Inteligjencës së SHKK-së në Qendrën Korrektuese të Dubravës kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.

Në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës thuhet se me të pranuar informacionin, ka reaguar menaxhmeti i QKD-së, i cili ka ndërmarrë veprimet e nevojshme.

SHKK njofton se gjatë kontrollit të detajuar brenda hapësirave të Automjetit Transportues në mënyrë të kamufluar janë tentuar të futen brenda Qendrës Korrektuese të Dubravës 748 gr substancë e dyshuar narkorike, 11 telefona mobil, tetë kabllo të adapterëve, dy koka të adapterëve, 5×20 tableta të dyshuara të llojit DBOLMAX dhe 212 tableta të dyshuara si ekstazi.

Pamje të publikuara në llogarinë e Shërbimit Korrektues të Kosovës

“Lidhur me rastin është njoftuar policia, ndërsa SHKK ka filluar hetimet dhe shumë shpejt do të dal me një raport të detajuar”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës(SHKK).

Tutje në këtë thuhet se Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika