Gjendet 25-vjeçarja që u raportua si e “zhdukur” në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se këtë të shtunë, rreth orës 12:00 në Prizren ka gjetur 25-vjeçaren që u raportua si e "zhdukur" nga familjarët e saj nga data nëntë nëntor i këtij viti

Fotoilustrim





Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën e 26 nëntorit, rreth orës 12:00 në Prizren është gjendur personi i raportuar si i “zhdukur”.

“Me datë 26 nëntor 2022, rreth orës 12:00, si rezultat i përpjekjeve te pandërprera te hetueseve policor, pas ndërmarrjes se veprimeve te duhura hetimore dhe pas publikimit te fotografisë ne rrjetet sociale, është arrite qe te kontaktohet viktima e rastit Dorentina ( Vllaznim ) Gashi – Spahiu , e lindur në vitin 1997, e cila ka qenë e raportuar nga familjarët e saj si “Person i Zhdukur“ qe nga data 09.11.2022”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Tutje në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se Dorentina Gashi – Spahiu, ka qenë e shoqëruar nga një person i gjinisë mashkullore me te cilin bashkëjeton qe nga data e largimit te saj nga shtëpia e bashkëshortit.

“E njëjta është intervistuar nga ana e hetueseve policor prej ku mësohet se ajo te gjitha veprimet i ka bërë me vetë dëshirë, nuk eshtë Kanosur as Detyruar nga askush”, vijon njoftimi.

Policia e Kosovës ka theksuar se në lidhje me rastin është njoftuar edhe punëtori i Qendrës për Pune Sociale, i cili ka kontaktuar me Dorentina Gashi – Spahiu lidhur me faktin se ajo me datë nëntë nëntor në momentin e largimit të saj nga shtëpia e bashkëshortit, e ka lënë të braktisur vajzën e saj njëvjeçare.

Mes tjerash njoftohet se te gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me rastin janë bërë në koordinim me Prokurorin e Shtetit.





Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika