Gjendet një mjet i pashpërthyer në Mitrovicë

Të dielën në Komunën e Mitrovicës është gjetur një granatë dore e pashpërthyer, me të marrë lajmin policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë larguar mjetin e dyshimtë

Ilustrim

Një granatë dore e pashpërthyer është gjetur të dielën në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Komunën së Mitrovicës.

Këtë e ka konfirmuar për Portali D, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, njësiti për deminim është marrë me rastin dhe e ka larguar mjetin e dyshimtë.

“Mbrëmë në qendër te Mitrovicës është gjete një granate dore e pashpërthyer. Gjatë natës në rrugën ” Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, është raportuar për një mjet të pa shpërthyer ( granatë dore) njësitet përkatëse policore për deminim janë marrë me rastin dhe kanë larguar mjetin”, ka thënë Zahiti.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika