Gjendet një mjet shpërthyes në xhepin e një pacienti në spitalin e Pejës

Në Spitalin Rajonal në Pejë, një pacienti i është gjetur një mjet shpërthyes gjatë kontrollit nga stafi mjekësor

Të hënën e 19 shtatorit, Policia e Kosovës ka njoftuar se në Spitalin Rajonal në Pejë është gjetur një mjet shpërthyes në xhepin e jaknes së një pacienti.

E gjithë kjo është vërejtur pasi është kontrolluar nga stafi mjekësor në spital.

Këtë e ka konfirmuar për portalin Dukagjini, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, duke larguar njerëzit nga lokacioni për shkaqe sigurie.

“Rreth orës 12:40 policia është njoftuar se në Spitalin Rajonal në Pejë stafi mjekësor gjatë kontrollit të një pacienti në xhepin e tij të jaknes ka vërejtur një mjet shpërthyes. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe janë larguar njerëzit nga lokacioni për shkaqe sigurie. Tash besoj ka arritur edhe njësiti për deminim”, ka thënë Gashi.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika