Gjendet pa shenja jete një person në Novobërdë, policia po e heton rastin

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij të martën e 26 marsit në Novobërdë

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij të martën e 26 marsit.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Novobërdë, ku ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Novobërdë 26.03.2024-17:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Policia po e heton rastin.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika