Gjendet pa shenja jete një person në Pejë, Policia gjen në vendngjarje armë e fishekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur një burrë pa shenja jete në një shtëpi të pabanuar dhe në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një revole me 15 fishekë dhe një gëzhojë e armës së zjarrit

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në një shtëpi të pabanuar në Pejë.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një revole me 15 fishekë dhe një gëzhojë e armës së zjarrit.

“10.08.2023-13:50. Është gjetur pa shenja jete, në një shtëpi të pabanuar viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një revole me 15-fishekë dhe një gëzhojë e armës së zjarrit. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika