Gjermania trajnon policinë ushtarake të FSK-së

Policia ushtarake gjermane ka trajnuar për një javë policinë ushtarake të Kosovës, ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Pamje nga trajnimi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se policia ushtarake gjermane ka trajnuar për një javë policinë ushtarake të Kosovës.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mehaj ka theksuar se ky trajnim u realizua në vazhdën e partneritetit të ngushtë dhe planit të bashkëpunimin bilateral ushtarak në mes të forcave të të dy vendeve.

“Policia ushtarake gjermane trajnon policinë tonë ushtarake në shkathtësitë e mbrojtje së afërt”, thuhet në njoftim.

Sipas Mehajt, trajnimi njëjavor u ka mundësuar policëve ushtarakë që të ngritin nivelin e përgatitjes në taktikat dhe teknikat e mbrojtjes së afërt të personave shumë të rëndësishëm (VIP).

“Mirënjohje dhe falënderim i thellë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Gjermanisë për gjithë mbështetjen e madhe në ngritjen dhe zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së”, shtoi Mehaj.

Pamje nga trajnimi

Ndryshe, KFOR-i kishte bërë të ditur se nga 27 shtatori deri më 2 nëntor të këtij viti, Forca e Kosovës e udhëhequr nga NATO (KFOR) do të kryejë një stërvitje rutinë me një nga njësitë e tij, me ç’rast do të bëhet një rritje e përkohshme e numrit të trupave në terren.

Përmes një komunikate për media, KFOR-i ka bërë të ditur se një kontigjent ushtarak nga Mbretëria e Bashkuar do të arrijë në Kosovë më 11 shtator, për aktivitetet e njohjes dhe integrimit me asetet dhe personelin e KFOR-it përpara stërvitjes.

“Një kontingjent ushtarak nga Mbretëria e Bashkuar do të arrijë në Kosovë më 11 shtator për aktivitetet e njohjes dhe integrimit me asetet dhe personelin e KFOR-it përpara ushtrimeve”, shkruan KFOR.

Aktivitetet stërvitore të njësive do të bëhen me qëllim të ruajtjes së nivelit të lartë të gatishmërisë e njëherësh, edhe për ruajtjen e një mjedisi të sigurt.

Përfundimi i stërvitjes shënon edhe largimin e kontigjentit ushtarak nga Kosova.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika