Gjermania zgjeron praninë ushtarake në KFOR

Gjermania ka zgjeruar praninë ushtarake të misionit paqeruajtës të forcave të Kosovës (KFOR) të udhëhequr nga NATO, me deri në 400 trupa, sipas një rezolute të miratuar në parlamentin federal gjerman, Bundestag

Ilustrim, Gjermania ka zgjeruar vendosjen ushtarake të misionit paqeruajtës të forcave të Kosovës (KFOR) të udhëhequr nga NATO

Gjermania ka zgjeruar praninë ushtarake në KFOR për afro 400 ushtarë, sipas një rezolute të kaluar në Bundestag të mërkurën.

Aktualisht në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, shërbejnë 80 ushtarë gjermanë, i cili numëron personel ushtarak prej rreth 3 mijë e 700.

Me këtë vendimi Gjermania bëhet kontribuesja e tretë më e madhe në KFOR, pas Italisë e SHBA-së.

Thomas Hitschler, sekretari i shtetit në ministrinë gjermane të mbrojtjes, ka deklaruar se mbështetja dhe përkushtimi i tyre me njerëzit në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, është i rëndësishëm tani në një kohë lufte brutale në mes Evropës.

Thomas Hitschler

“Përkushtimi ynë në terren me njerëzit në Kosovë dhe në përgjithësi me njerëzit në rajonin e Ballkanit Perëndimor është më i rëndësishëm se kurrë këto ditë. Sepse ne jemi dëshmitarë të një lufte brutale në mes të Evropës”, ​​ka thënë Hitschler, raporton Euractiv, transmeton Portali D.

Ky zgjerim dhe shtyrje e mandatit pritet të ketë kosto rreth 7 milionë euro.

“Rusia gjithmonë ka pasur interesim të konsiderueshëm për të destabilizuar rajonin. Kjo gjithmonë është mënyrë për të ushtruar presion ndaj Bashkimit Evropian”, ka thënë Hitschler.

Në mocion për të zgjeruar operacionin ceket mundësia e eskalimit të situatës, veçanërisht në veri të Kosovës.

Serbia mbetet një nga aleatët më të afërt të Rusisë në rajon, pasi qeveria e presidentit Aleksandar Vuqiç deri më tani ka refuzuar të miratojë sanksione kundër Rusisë pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga Bashkimi Evropian.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika