Gjini për planin evropian: Kjo marrëveshje është njohje e ndërsjellë ndërmjet Kosovë dhe Serbisë

“Se si ne e kemi lexuar, kjo marrëveshje është njohje e ndërsjellë midis dy vendeve, dy entitete ia njohin njëra- tjetrës simbolet, kufijtë, dokumentet zyrtare e gjithçka tjetër. Zotohen që mos të flasin për njëri- tjetrin, pra po flasim për një njohje de fakto po i themi, por mund t`iu them se de jure nuk ka qysh mos të ndodh në një moment, por për Kosovën e kemi thënë shpesh, gjëja më e rëndësishme në vetvete, nuk është njohja prej Serbisë, por njohja është njohja prej pesë vendeve hezituese të Unionit Evropian, integrimi në institucione ndërkombëtare dhe në NATO”, ka thënë Gjini

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka folur për pranimin e planit franko-gjerman nga Kosova dhe Serbia, që do të mund të qonte të dyjave vendet drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Sipas tij, brenda këtij propozimi është edhe njoha e Kosovës nga ana e Serbisë, duke theksuar se më rëndësishme për Kosovën është njoha nga pesëshja e BE-së dhe integrimi në institucionet ndërkombëtare.

“…Se si ne e kemi lexuar, kjo marrëveshje është njohje e ndërsjellë midis dy vendeve, dy entitete ia njohin njëra- tjetrës simbolet, kufijtë, dokumentet zyrtare e gjithçka tjetër. Zotohen që mos të flasin për njëri- tjetrin, pra po flasim për një njohje de fakto po i themi, por mund t`iu them se de jure nuk ka qysh mos të ndodh në një moment, por për Kosovën e kemi thënë shpesh, gjëja më e rëndësishme në vetvete, nuk është njohja prej Serbisë, por njohja është njohja prej pesë vendeve hezituese të Unionit Evropian, integrimi në institucione ndërkombëtare dhe në NATO…”, ka thënë Gjini në “Blic InterVeiw” me Astrit Gashin.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika