Gjithçka nga takimi në Bruksel

Pas takimit më shumë se katër orësh në Bruksel, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se është presidenti serb ai i cili është duke ikur nga një zgjidhje e mundshme për situatën në veri të Kosovës. Nga ana tjetër, kërkesa nga ana e emisarëve pati për të dy liderët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i dërguari special nga Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Zgjedhjet në komunat në veri të Kosovës duhet të shpallen sa më shpejt, deklaroi përfaqësuesi i lartë i Bashkimi Evropian, Josep Borrell.

E enjtja e 22 qershorit qe dita kur kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, udhëtuan drejt Brukselit për të zhvilluar takime të ndara me Borrellin.

Pas më shumë se katër orë diskutimi, ky i fundit deklaroi kërkesat e tij nga kreu i ekzekutivit kosovar e, njëherit, edhe nga presidenti serb. Ato nuk ishin të padëgjuara më parë.

“Kemi kërkuar nga të shumë herë të deeaskalohet situata dhe të rikthehen në dialog. BE-ja ka qenë e qartë për hapat, edhe SHBA-ja po ashtu. Për fat të keq, çdo që kemi parë ka qenë e kundërta. Kemi shpenzuar më shumë se 4 orë me Kurtin dhe Vuçiqin në takime të ndara për ta gjetur një zgjidhje. Kemi prezantuar palët për Kosovën, që menjëherë t’i heqë njësitë speciale, dhe 4 kryetarët përkohësisht ta ushtrojnë detyrën jashtë objekteve”, ka thënë ai.

Borrell theksoi nevojën e rikthimit në dialog dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit duke përfshirë Asociacionin.

Nga ana tjetër, në një deklaratë pas takimit me emisarët e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Borrellin dhe Lajçak, kryeministri Kurti deklaroi si jo rrallëherë se ishte pala serbe ajo e cila po i shmanget arritjes së një zgjedhjeje.

“Jam i hendikepuar për shkak se nuk kam pasur takim direkt. Po e ritheksoj, ata të cilët i thanë po marrëveshjes për të mos e nënshkruar, tash po refuzojnë edhe të takohen edhe me mua ndërkohë që i mbajnë peng tre policë të Kosovës. Është situatë e vështirë për neve, mirëpo ne bëjmë më të mirën e mundshme, siç e shihni në Bruksel ende është ditë, kemi mundur t’i vazhdojmë bisedimet… Ka pasur kohë të kemi dialog intensiv derisa të arrijmë ndonjë dakordim, gatishmëria ime nuk mungon, as propozimet konkrete. Kemi një lloj ikje nga pala tjetër nga situata dhe nga zgjidhje e mundshme”, ka thënë Kurti.

Lidhur me zgjedhjet në veri, Kurti nuk e mohoi mbajtjen e tyre, ndonëse theksoi se ato do të jenë gjithmonë sipas kornizave ligjore të Kosovës.

Situata sipas tij është tensionuar, për shkak që Serbia nuk e kishte nënshkruar marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit.

“I falënderoj Borrell dhe Lajçak për angazhimin, u pajtuam për lirimin e pakusht të tre policëve, dhe në anën tjetër deeskalimin në normalizim të raporteve nuk ka alternativë. Kjo e fundit ka nevojë për sekuencim të plotë të hollësishëm dhe të balancuar të marrëveshjes bazike dhe të dakordimit të zbatimit që u bë në Ohër. Herën e parë më 27 shkurt, m’u tha po e pranojmë, por nuk po e nënshkruan pala tjetër po presim në Ohër, në Ohër prapë nuk u nënshkrua. Në këtë situatë jemi si rezultat i mosnënshkrimit të kësaj marrëveshje bazike dhe mosinsistimit në zbatim të menjëhershëm dhe të plotë të asaj marrëveshje. Më herët janë nënshkruar shumë marrëveshje por s’janë implementuar, tash mosnënshkrimi po bëhet moszbatim”, ka thënë ai.

Kurse, nga Vuçiq, Borrell tha se ka kërkuar që gradualisht të ndikojë në largimin e protestuesve rreth objekteve komunale në katër komunat e veriut, si dhe lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës.

“I kam dëgjuar krejt ato që kanë pasur për të na thënë dhe e kam kuptuar vullnetin e tyre për depërshkallëzim të situatës. U kam thënë se, sikurse gjithmonë, do të bëjmë çmos që të marrim pjesë në këtë proces”, tha Vuçiq.

Tensionet në veriun e Kosovës filluan më 26 maj, me rastin kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët e komunave në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq të vendosen në objektet komunale pas protestave të banorëve lokalë.

Tensionet kulmuan më 29 maj, kur serbët lokalë u përleshën me ushtarët e misionit e KFOR, me ç’rast mbetën të lënduar dhjetëra persona.

Nga protestat në veri të vendit janë sulmuar edhe gazetarët. Përpos se fizikisht, mjetet e tyre profesionale dhe të udhëtimit janë dëmtuar disa herë.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika