Gjoshi: Zgjedhjet në veri janë të pashmangshme

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë se zgjedhjet në veri të Kosovës janë të pashmangshme

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi





Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, teksa ka folur për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për kryetarë të komunave në veri, ka thënë se pa zgjedhje në veri nuk ka zgjidhje.

I ftuar në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, Gjoshi ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të bisedojë edhe me partnerët lokalë, me pjesëmarrës në zgjedhjet dhe me partnerët ndërkombëtarë.

“Ky takim ka ardhur pa dëshirën tonë. Zgjedhjet në katër komunat në veri kanë ardhur si rezultat i dorëheqjes nga kryetarët e atyre komunave. Presidentja na njoftoi sa i përket datës së zgjedhjeve, kërkuam që presidentja ta luajë rolin e vet, të ofrojmë kushte të barabarta për një proces të drejtë. Zgjedhjet janë të pashmangshme, por mos të kemi cikël të përsëritur të zgjedhjeve, të jenë në konform të Kushtetutës së Kosovës, duke siguruar pjesëmarrje, lirinë për të marrë pjesë në zgjedhje”, ka thënë Gjoshi.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se sipas të gjitha gjasave, data për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për kryetarë të komunave në veri, do të jetë 18 dhjetori.

Kjo pasi kryetarët e komunave veriore të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, kanë dhënë të dielën dorëheqje para kuvendeve përkatëse.

Katër komunat e banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan janë pa kryetarë qysh nga 5 nëntori.

Kryetarët, të nacionalitetit serb, kanë dhënë dorëheqje në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të nisur procesin për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.

Katër komunat e banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan kanë mbetur pa kryetarë qysh nga pesë nëntori.

Kryetarët, të nacionalitetit serb, kanë dhënë dorëheqje në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të nisur procesin për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.

Paralajmërimet e Listës Serbe për largim nga institucionet e Kosovës kanë ardhur pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës.

Sa i përket çështjes së targave, Gjoshi ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka arritur t’i bind me vendimarrjen e vetë as qytetarët as partnerët ndërkombëtar.

Sipas tij, çështja e tabelave “më shumë po shihet më shumë si një pengesë që Qeveria i ka shkaktuar neve si Kosovë dhe vetit karshi këtyre proceseve të rëndësishme që janë për vendin”.

Ai ka potencuar se karakteristikat e kësaj qeverië janë paaftësia dhe kriza që ka shkaktuar.

“Është mungesë të paaftësisë, guximit”, shtoi ai.

Gjoshi ka thënë se ka ardhur koha që të zbatohen marrëvehsjet e arritura në Bruksel.

“Plani i presidentes është që të shpallë zgjedhjet, por më tutje nuk pamë diçka. As për targat nuk kemi ndonjë plan se çfarë do të vazhdohet. Nuk e di a ka policë trafiku që shqiptojnë gjoba, është një kthim mbrapa, ka ardhur koha që të zbatohen marrëveshjet e arritura në Bruksel”.

Ministrat e Kosovës u sanksionuan për vizitë në SHBA

“Kemi parë javët e kaluara që janë vë sanksione ndaj ministrave të Kosovës për vizitë në SHBA”, është deklaruar Gjoshi gjatë këtij emisioni.

Siç ka thënë Gjoshi, Qeveria e Kosovës ka mundësi të reflektojë ende, ta gjejë një rrugë të mirë për Kosovën.

“Duhet të bisedojmë edhe më shumë me partnerët ndërkombëtarë edhe me qytetarët”.

Në anën tjetër, sa i përket çështjes së dialogut, Gjoshi ka theksuar se marrëveshjet teknike, pa u zgjidhur çështjet kryesore janë problem të zbatueshme.

“Është dashur të përqendrohemi te çështja e zgjidhjeve të problemeve kryesore për Kosovën, anëtarësimi i saj në OKB, në NATO, njohja e pesë shteteve. Mendoj që qeveria duhet ta dëgjojë edhe opozitën edhe qytetarët e Kosovës, që ta zgjidhë njëherë e përgjithmonë çështjen e statusit të Kosovës, s’ka pse të ikë, për çështjet që janë në interes të vendit ne i gëzohemi dhe e mbështesim atë. Nëse vazhdon me këtë rrugë, kjo rrugë është që do të na dëmtojë të gjithëve”, shtoi ai.





Shija e redaktorit

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Mbretërit kalojnë në finale të Ligës së Kampionëve

Mbretërit tashmë kanë kaluar në finale të Ligës së Kampionëve pas një fitore të zjarrtë ndaj Bayernit. Skuadra spanjolle, Real Madrid triumfoi me rezultatin 2-1,...

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Të fundit nga rubrika