Gjukanoviq për “Ballkanin e Hapur”: Iniciativë e dyshimtë, çon në zhdukjen e Kosovës e Malit të Zi

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka thënë se “Ballkani i Hapur” është iniciativë e dyshimtë që do të çojë në fund në zhdukjen e shteteve si Kosova, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina e Maqedonia e Veriut

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka deklaruar se nisma rajonale “Ballkani i Hapur”, është iniciativë e dyshimtë dhe sipas tij e njëjta mund të çojë në zhdukjen e shteteve si Kosova, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut.

Kështu është shprehur ai në një intervistë për portalin “Autonomija”, teksa është pyetur nëse e kundërshton prioritetin e radhës së kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq për “Open Balkan”.

“Është e diskutueshme. Bëhet fjalë për një skenar alternativ për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor jashtë BE-së. Kjo nuk na duhet. Na duhet anëtarësimi në BE. Ata që nuk e shohin rajonin tonë në BE, nuk shohin as demokraci multietnike në Ballkan. Kjo përfundon me zhdukjen e Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi e Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Gjukanoviq.

“Ajo duhet të përfundojë me zhdukjen e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Por është e sigurt se do të kishte përfunduar me luftë dhe disa gjenocide të tjera”, shtoi ai.

Ndryshe, Abazoviq, tashmë kryeministri i parë shqiptar në Mal të Zi, teksa e ka komentuar çështjen e idesë rajonale “Ballkani i Hapur”, është deklaruar pro kësaj iniciative.

Për të parin e ekzekutivit të Malit të Zi, “Ballkani i Hapur” është krijuar që brenda vetes t’i ketë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe që pjesë e kësaj iniciative rajonale duhet të jetë edhe Kosova.

Historiku i “Open Balkan”

Nisma “Ballkani i Hapur”, është inicuar nga krerët e tri shteteve fqinje, të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, në tetor të vitit 2019.

Ideja rajonale, që fillimisht është quajtur “Mini-Shengen”, sipas iniciuesve të saj, parasheh lëvizje të lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve midis të tria vendeve.

Në kuadër të kësaj nisme, tri shtete fqinje kanë arritur një sërë marrëveshjesh, që thuhet se kanë për qëllim përmirësimin e bashkëpunimit rajonal.

Ato përfshijnë lëvizjen e qytetarëve të tyre me letërnjoftime, bashkëpunim në lehtësimin e importit dhe eksportit të mallrave si dhe një memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi për qasje të lirë në tregun e punës.

Udhëheqësit e tri shteteve kanë planifikuar që gradualisht të krijojnë edhe një treg të përbashkët për 12 milionë banorë – aq sa kanë të tria vendet bashkë.

Ndërkaq, nga një janari i vitit 2023, është rënë dakord që edhe kontrollet kufitare midis Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë të hiqen.

INTERVISTË me ambasadorin Philip Kaplan: ‘Open Balkan’ është një shpërqendrim dhe nismë potencialisht e rrezikshme

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika