Gjykata e Durrësit cakton masat e sigurisë për të arrestuarit pas arratisjes së Altin Ndocit

Gjykata e Durrësit ka vendosur masat e sigurisë për 8 persona të arrestuar në lidhje me arratisjen e të paraburgosurit Altin Ndoci nga spitali Infektiv i Durrësit. Nën masën “arrest me burg” u lanë Dezdemon Pazajan, Sali Ferrollari dhe Fatjon Baçi, ndërsa Aulon Çuku dhe Violeta Uka u lanë në “arrest shtëpie”. Për Aranit Çelën, Preng Marvatajn dhe Dorjan Saracin u vendos masa “detyrim paraqitje”.

Mes të përfshirëve janë 6 efektivë të Policisë së Burgjeve, shefi i komanduar i policisë së burgut dhe kryeinfemieri i IEVP Durrës. Një ditë më parë, gjykata kishte caktuar “arrest në burg” për ish-drejtorin e IEVP Durrës, Indrit Cërloja, dhe “arrest në shtëpi” për mjeken Ylfete Sema.

Altin Ndoci u arratis më 13 janar gjatë kryerjes së analizave mjekësore, pasi goditi efektivët shoqërues dhe u largua me një automjet Audi A7. Ai konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë dhe akuzohet për vrasje dhe pjesëmarrje në grup kriminal, si pjesë e dosjes “Plumbi i Artë”./eo

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika