Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Isni Kilajt

Gjykata Speciale ka miratuar vazhdimin e paraburgimit për ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj, për akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, thuhet në dokumentin e lëshuar nga Gjykata Speciale

Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj.

Gjykata Speciale ka marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit ndaj ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj.

Vendimi u bë i ditur pas aprovimit të kërkesës së Dhomave të Specializuara për të vazhduar paraburgimin e Kilajt, siç është publikuar në një dokument të lëshuar nga Gjykata Speciale.

Vendimi për paraburgimin e Isni Kilajt erdhi pas urdhrit të lëshuar nga prokurorja e Specializuar për vepra penale të lidhura me administrimin e drejtësisë.

Ky urdhër përfshin akuzat për pengim të personave zyrtarë në detyrat e tyre zyrtare, në përputhje me Kodin Penal të Kosovës të vitit 2019, si dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Isni Kilaj u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 3 nëntor dhe një ditë më vonë është mbajtur një seancë për të vendosur masën e sigurisë ndaj tij.

Mbrojtja ka thënë se s’ka prova se ai është fajtor derisa Prokuroria ka thënë se ka gjetur prova të dëshmitarëve në banesën e Kilajt

Gjatë parashtrimeve të veta në paraqitjen e parë të Isni Kilajt, mbrojtja e tij përmes avokatit Iain Edwards tha se nuk ka prova që tregojnë se ai është fajtorë për veprat për të cilat Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se i ka kryer.

Lexo edhe : ZPS thotë se në banesën e tij u gjetën materiale konfidenciale që lidhen me dëshmitarët

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika