Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, sot nuk u paraqit në seancën për rastin e rezervave shtetërore për çka edhe kjo seancë dështoi.
Hajdari bëri të ditur se nuk kishte pranuar thirrje për seancë duke premtuar se do të paraqitet në seancën e ardhshme sapo të konfirmohet ftesa, njofton Dukagjini.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi, konfirmoi se ftesa iu dërgua asaj më 19 nëntor, përmes postës.
Megjithatë, Gashi bën të ditur se deri më tani nuk kanë pranuar fletëkthesën për të vërtetuar nëse e njëjta ka pranuar ftesën në mënyrë të rregullt apo jo.
“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 19.11.2025 përmes postës ka dorëzuar ftesën për të pandehuren R.H. për paraqitje në seancën fillestare të datës 10.12.2025, mirëpo Gjykata deri më tani nuk ka pranuar fletëkthesën për të vërtetuar nëse e njëjta ka pranuar ftesën në mënyrë të rregullt apo jo.”, u shpreh Gashi.
Hajdari: Nuk kam pranuar ndonjë thirrje për seancë nga ana e Gjykatës
Mungesa e Hajdarit, dështon seanca për rastin e rezervave shtetërore