Gjykatësi federal: Pence duhet të dëshmojë para jurisë së madhe

Një gjykatës federal ka vendosur që ish-nënpresidenti Mike Pence duhet të dëshmojë para një jurie të madhe pasi u thirr nga prokurori special

Ish-nënpresidenti Mike Pence. Foto: AP

Një gjykatës federal ka vendosur që ish-nënpresidenti Mike Pence duhet të dëshmojë para një jurie të madhe pasi u thirr nga prokurori special, i cili po heton përpjekjet e ish-presidentit Donald Trump dhe aleatëve të tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Dy persona që kanë njohuri mbi vendimin e gjykatësit, folën në kushte anonimiteti sepse vendimi ende nuk është bërë publik.

Megjithatë, ata thanë se Pence nuk do të jetë i detyruar t’u përgjigjet pyetjeve në lidhje me veprimet e tij më 6 janar të vitit 2021, kur një turmë e mbështetësve të ish-presidentit Trump sulmoi Kapitolin ndërsa ish-nënpresidenti Pence po kryesonte një seancë të përbashkët të Kongresit për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale.

Ish-nënpresidenti Pence ka argumentuar se duke qenë se po shërbente në cilësinë e Presidentit të Senatit atë ditë, ai është i përjashtuar nga detyrimi për të dëshmuar bazuar në nenin e Kushtetutës mbi “fjalimin ose debatin”, i cili i mbron të drejtën e anëtarëve të Kongresit që të mos merren në pyetje për aktet legjislative.

Skenari i jashtëzakonshëm i mundësisë që një ish-nënpresident të dëshmojë kundër ish-shefit të tij në një hetim penal shpaloset ndërsa zoti Pence po shqyrton mundësinë e kandidimit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Ish-presidenti Trump tashmë e ka shpallur kandidaturën e tij për president.

Ekipi i ish-nënpresidentit Pence është duke shqyrtuar tani mundësinë e apelimit të vendimit të sotëm të gjykatësit federal. VoA

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika