“Gratë po vriten”, armëmbajtja konsiderohet mjet i rrezikshëm, kërkohet nga Qeveria që të veprojë

Problemi i armëmbajtjes ilegale në Kosovë ka shkaktuar shqetësime të mëdha pas vrasjeve të dy grave nga bashkëshortët e tyre, ekspertët e sigurisë kanë theksuar nevojën për një qasje të re dhe angazhim të plotë nga institucionet për të adresuar këtë fenomen në mënyrë efektive

Foto ilustruese

Dy vrasjet e fundit në Kosovë, ku dy gra u vranë nga bashkëshortët e tyre me armë, ritheksuan problemin e armëmbajtjes ilegale.

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, dhe eksperti i sigurisë, Avni Islami, theksuan nevojën për një qasje të re në trajtimin e kësaj dukurie.

Qalaj shprehu shqetësimin për numrin e madh të armëve ilegale në duart e qytetarëve dhe vuri në dukje nevojën për përpjekje më të mëdha nga shoqëria për të zvogëluar këtë fenomen.

“Çështja e prezencës së armëve te qytetarët është një temë që është diskutuar që nga lufta më tej është bërë vazhdimisht që këto armë të zvogëlohen pra sa më pak qytetarë të kenë armë prezentë, mirëpo fatkeqësisht e vërteta është e tillë, që ka shumë armë nëpër duar të qytetarëve dhe shumica e këtyre armëve janë absolutisht në mënyrë ilegale”, ka deklaruar ai.

Islami gjithashtu vuri në dukje rrezikun që sjell përdorimi i armëve, duke theksuar nevojën për të inkurajuar dorëzimin e tyre nga qytetarët.

Në anën tjetër, kritika u drejtua ndaj Qeverisë për mosangazhimin e mjaftueshëm në këtë çështje dhe mungesën e përpjekjeve për të sensibilizuar opinionin publik.

“Të gjithë ata të cilët bartin armë pa arsye dhe pa leje të veçanta, ata janë persona potencialisht të rrezikshëm që në momente të caktuara të kryejnë vepra të rënda penale. Kështu që duke ditur se Kosova para 24 viteve është një vend i dalë nga lufta dhe konsiderohet se është paralelisht me të dhëna tjera të Ballkanit që ka një numër të madh të armëve pa leje, pastaj kemi të bëjmë me armë luftarake të cilat nuk janë dorëzuar. Në këtë drejtim secila Qeveri që ka qenë, ka punuar por jo mjaftueshëm dhe besoj që edhe tani duhet më tepër të punohet që të bëhet sensibilizimi i opinionit përmes mekanizmave shtetëror dhe organizatave të ndryshme jo qeveritare, nëpër shkolla familje, nëpër media të gjitha të përdoren që armëmbajtja pa leje është e rrezikshme”, ka thënë Islami, për EO.

Ata sugjeruan që institucionet, shoqëria civile dhe media duhet të bashkohen në përpjekjet për të adresuar këtë problem në mënyrë më efektive.

Për të forcuar sigurinë, theksohet nevoja për masat e rëndësishme në të gjitha institucionet dhe hapësirat publike.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika