Grenell akuzon Smithin se e pamundësoi “marrëveshjen finale” në mes Kosovës e Serbisë

“Duhej ta negocionim dhe ta arrinim një marrëveshje historike mes të dyja palëve. I thash Departamentit të Drejtësisë se ata kishin rënë dakord ta zhbënin tribunalin në Hagë me marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë. I thash se ata u pajtuan ta mbyllnin gjykatën në Hagë që drejtohej nga Jack Smithi”, ka deklaruar Grenell

Rchard Grenell, ish-emisar i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi.

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka theksuar sërish se ish-kryeprokurori i Gjykatës Speciale në Hagë, Jack Smith, intervenoi në momentin kur Kosova dhe Serbia ishin në prag të arritjes së marrëveshjes finale.

Grenell ka thënë se aktakuza ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi nga Dhomat e Specializuara është paraprirë nga negociatat për arritjen e “marrëveshjes finale që përfshinte edhe zhbërjen e Gjykatës Speciale”.

“Një grup prokurorësh nuk mundën të gjenin prova kundër Thaçit dhe ish-prokurori tha se nuk kishte asgjë në të e mbylli dosjen dhe iku. Haga vazhdoi të shpenzonte dollarët amerikanë dhe Jack Smith shpenzoi vite duke hetuar krime lufte”, ka thënë Grenell për Smithin në një intervistë me Donald Trump Jr.

Ai ka theksuar se aktakuza kundër Thaçit erdhi në qershor 2020, vetëm pas njoftimit se Thaçi e presidenti i Serbisë po shkonin në Shtëpinë e Bardhë.

“Duhej ta negocionim dhe ta arrinim një marrëveshje historike mes të dyja palëve. I thashë Departamentit të Drejtësisë se ata kishin rënë dakord ta zhbënin tribunalin në Hagë me marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë. I thashë se ata u pajtuan ta mbyllnin gjykatën në Hagë që drejtohej nga Jack Smithi”, ka përsëritur Grenell.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika