Gruaja e Agim Ramadanit: Gjithmonë ushtarëve u thoshte ejani pas meje, nuk i ka vënë përpara vetes

Në emisionin "Radar", gruaja e heroit, Agim Ramadani ka rrëfyer për lidhjen e fortë që ka pasur me të dhe për sakrificën që ai ka dhënë për liri e pavarësi, duke theksuar, "çdoherë ushtarëve u ka thënë ejani pas meje, nuk i ka vënë përpara vetes"

Heroi, Agim Ramadani dhe gruaja e tij, Shukrije Ramadani

Në përvjetorin e 15-të të Pavarësisë së Kosovës, gruaja e heroit Agim Ramadani për emisionin “Radar” të Radio Dukagjini ka rrëfyer lidhjen e saj dhe raportet e ngushta që ka pasur me heroin Ramadani.

Shukrije Ramadani, ka thënë se është shumë krenare për Agimin, pasi siç është shprehur ajo, ai ka qenë një strateg i lartë.

“Ai ka ditë që të mos fusë ushtarët drejt plumbave, ka qenë strateg i lartë. I ka vrarë oficerët serbë në dhomë gjumi, është tërhequr pa asnjë humbje. Çdoherë ushtarëve u ka thënë ejani pas meje, nuk i ka vënë përpara vetes”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka rrëfyer për poezitë që i ka shkruar asaj në atë kohë, por edhe për librat e shumta që ka lënë Ramadani.

“Agimi ka lënë shumë vargje të bukura, do të ishte mirë që gjeneratat e reja të ishin në dijeni më shumë për atë që është shkruar dhe që ka lënë Agimi”.

Edita Doli nga emisioni Radar ka thënë se ajo do të ndihmojë që vepra e tij të botohet, pra libri i tij me tri vëllime me poezitë para se të nisej për luftë.

Në rrëfimin e saj, Shukrija ka thënë se vetëm ata që e kanë përjetuar luftën e dinë se si është frika e humbjes së më të dashurve.

“Nuk e di vendin e sigurt ku ka rënë, kam qenë në luftë, e kam parë që në çdo moment mund të jesh e vrarë. Vetëm ai që e ka luftuar luftën mund ta dijë aksionin e luftës, sidomos kur e ke frikën e humbjes së më të dashurve, frikën e humbjes së pak vlerave që kemi kuptuar pas luftës”.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika