Gruaja e Navalny-t merr pjesë në protestën kundër Putinit

Qytetarë të shumtë rusë u rreshtuan pranë qendrave të votimit nëpër gjithë Rusinë në kohë për aksionin “Mesdita kundër Putinit", një protestë kundër zgjedhjeve presidenciale, aty mori pjesë edhe gruaja e të ndjerit Alexei Navalny

Yulia Navalnya

Qytetarë të shumtë rusë u rreshtuan pranë qendrave të votimit nëpër gjithë Rusinë në kohë për aksionin “Mesdita kundër Putinit”, një protestë kundër zgjedhjeve presidenciale të cilat pritet t’ia dhurojnë Vladimir Putinit edhe një mandat tjetër gjashtëvjeçar.

Votimi më 17 mars, në ditën e fundit të zgjedhjeve treditore, u mbajt praktikisht pa asnjë kundërshtarë për Putinin.

Një numër i madh i rusëve, të cilët nuk duan që Putini të vazhdojë të jetë në pushtet, shkuan te qendrat e votimit në të njëjtën kohë në mesditë, disa prej të cilëve edhe ndërmorën hapa për t’i prishur fletëvotimet e tyre.

Yulia Navalnaya, gruaja e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny i cili nda nga jeta një muaj më parë, mori pjesë në një protestë të mesditës kundër presidentit Vladimir Putin.

Navalnaya u bashkua me protestuesit zgjedhor jashtë ambasadës ruse në Berlin të dielën (17 mars).

Turma mund të dëgjohej duke brohoritur emrin e saj, ndërsa Navalnaya shtrëngoi duart me protestuesit.

Rezultati i zgjedhjeve pritet të bëhet i ditur më 18 mars.

Protestë në ditën e fundit të zgjedhjeve presidenciale në Rusi

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika