Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda dhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, janë përplasur në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.
Murati e kundështroi Grudën pasi u shpreh se seanca që po mbahet është jokushtetuese pasi e vetmja seancë që do të duhej të mbante Kuvendit ishte ajo e formimit të Qeverisë, njofton Dukagjini.
“Askund nuk është e shkruar, ai iu referua praktikave. Kemi situatë të jashtëzakonshme. E pavërtetë për komisione se kush është pozitë e opozitë”, tha Murati, gjatë fjalës së tij pasi paraprakisht Gruda e kishte lexuar ligjin për këtë.
Megjithatë, Gruda pati mundësinë e kundërpërgjigjes teksa u shpreh se “fakti që VV-ja ka zgjedhur që çështjet juridike t’i mbrojë përmes Muratit, tregon sa seriozisht e keni marrë Kushtetutën dhe ligjin”.
“Madje nuk mendoj që as punën si ekonomist nuk e keni bë mirë. Mund të qeshni sa të doni, njerëzit janë duke e parë”, u shpreh Gruda.
Gruda: Kjo seancë është jokushtetuese, asnjë Kuvend nuk mund të mbajë seancë pa zgjedhur Qeverinë