Seanca e Kuvendit të Kosovës ka shënuar një moment interesat mes deputetit të PDK-së, Përparim Gruda, dhe nënkryetares së Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu.
Replika ndërmjet vetes patën, për shkak të interpretimit të paragrafit 5 nenin 31, e për çka deputeti Gruda ka “përmirësuar” Haxhiun për këtë.
Gruda bëri premtimin publik se do ta dorëzoj mandatin e deputeti nëse rezulton të jetë Haxhiu dhe VV thonë.
Haxhiu replikoi në deklaratën e tij kur ai i tha se nuk e dinë dallimin mes Qeverise së dorëhequr dhe në detyrë, e ku ajo i akuzoi edhe se janë bërë bashkë me Listën Serbe për të kundërshtuar Qeverinë Kurti.
“Nuk është në rregull që nuk e lexon nenin deri në fund. Paragrafin 5 të nenit 31… ne e kemi përfunduar mandatin prandaj ligji na lejon që kjo qeveri në detyrë që të dërgojë buxhet në Kuvendin e Kosovës dhe në këto rrethana mendoj që opozita, PDK, LDK, AAK e Nisma e Lista Serbe sepse jeni bërë bashkë gjatë gjithë kësaj kohe e jeni bashkë dhe sot për të bojkotuar vendime tepër të rëndësishme për qytetarët e Kosovës. Buxheti nuk është i Albin Kurti.
Nëse keni inati me kryeministrin Kurti, po ua bëjë të qartë se buxheti është i shtetit dhe i qytetarëve dhe mendoj që me pasë prokurori të përgjegjshme e profesionale të gjithë ata që tentojnë me fut vendin në krizë sociale ish dashtë me u përgjigj penalisht. Po kemi mund ta bëjmë qeveri por ne nuk bëjmë pazare qysh keni bërë ju, me tender, ambasada e me Listën Serbe që jeni detyru me prit në Kuvend veç me ua dhënë votën. Ne nuk jemi si ju dhe nuk bëjmë ashtu. Shkojmë në zgjedhje dhe qytetarët ua japin ndëshkimin që e meritoni”, deklaroi Haxhiu.
E Gruda reagoi menjëherë duke thënë se është e tmerrshme se si një person që ushtroi pozitën e ministres së Drejtësisë për gati pesë vjet, nuk dallon kufizimin dhe përjashtimin.
Aty ai ka dhënë edhe një premtim.
“Me pas një vend ministre e drejtësisë pesë vjet një person që nuk dallon kufizimet prej përjashtimeve në ligj është e tmerrshme. Edhe njëherë kufizimet thotë vlejnë, kufizimet.
Qoftëse gjeni një jurist të pavarur në këtë vend që e thotë këtë që thotë ish-ministrja e drejtësisë e dorëzojë mandatin e deputetit. Qoftëse ka gjykatë, jap premtim publik, nëse e qoni ju në cilëndo Gjykatë dhe del qysh e thoni ju unë e dorëzoj mandatin”, ka thënë Gruda.