Grupi “black metal” Mercyful Fate rikthehen pas 20 vjetësh në Amerikën e Veriut

Grupi danez i zhanrit black metal do të nisin turneun e tyre të parë në Amerikën e Veriut në mbi 20 vjet.

Mercyful Fate

Mercyful Fate janë gati të nisin turneun e tyre të parë kryesor në Amerikën e Veriut në më shumë se 20 vjet. Grupi danez i zhanrit black metal do t’i nisë gjërat në Dallas këtë tetor, duke kaluar nëpër Arizona dhe Kaliforni përpara se të nisen drejt lindjes, me shfaqje në Detroit, Brooklyn dhe Boston.

Në një deklaratë që shoqëronte njoftimin për këtë turne, vokalisti i Mercyful Fate King Diamond ka thënë se turneu paraqet një mundësi unike për grupin që të sjellë organizimin e tyre të festivalit evropian në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, njofton Pitchfork.

“Shansi juaj i veçantë për të parë Mercyful Fate me produksionin e plotë të festivalit evropian, por nga afër dhe personalisht”, ka thënë vokalisti.

“Nuk mund ta humbisni këtë… me respekt ju ftoj të Ejani në Sbbath, me anë të së cilës mund të çlironi shpirtin tuaj dhe të festoni me ne në errësirën e natës” ka shtuar ai.

Mercyful Fate u formua në Kopenhagë, Danimarkë në vitin 1981. Grupi publikoi EP-në e tij të vetëtitulluar në 1982, i cili u pasua nga albumi i tyre debutues, Melissa , në 1983.

Që atëherë, ata kanë nxjerrë tetë albume të tjera duke përfshirë 9-in në 1999. Grupi aktualisht është duke punuar në albumin e tyre të nëntë.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika