Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të moscertifikuar kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.
Përmes një postimi në platformën X, Guerot e cilësoi vendimin e KQZ-së si “zhgënjyes” dhe paralajmëroi se ky veprim nuk i shërben procesit zgjedhor demokratik.
“Vendimi i marrë dje nga KQZ-ja në lidhje me kandidatët për zgjedhjet e ardhshme është zhgënjyes dhe i diskutueshëm. Nuk po kontribuon në zgjedhje transparente dhe gjithëpërfshirëse,”, ka shkruar Guerot.