Guri thotë se VV-ja “po perëndon”: Presin shpëtim prej mërgatës, LDK-ja nuk frikësohet

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, ka komentuar vendimin e presidentes, Vjosa Osmani, që zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbahen më 28 dhjetor.

Ai tha se ky vendim është i vonuar dhe i motivuar nga kalkulime politike të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), të cilat, sipas tij, janë koordinuar edhe me presidenten.

Osmani cakton datën 28 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve

Në FIVE të TV Dukagjinit, Guri deklaroi se shpërbërja e Kuvendit ishte “lajm i mirë”, por theksoi se vendi i humbi edhe 15 ditë të tjera për shkak të tentimit për ta zgjedhur Glauk Konjufcën kryeministër.

“Shpërbërja  Kuvendit është lajm i mirë, mbase është pak i vonuar se Kosova i ka humbur edhe 15 ditë të tjera. Gjatë kësaj kohe është thënë prej eksponentëve të LVV-së që Kosova po humb kohë, në bllokadë, mirëpo i humbën vendit edhe 15 ditë të tjera përmes mandatimit të Glauk Konjufcës. E siç duket marrëveshja mes Vjosa Osmanit për mandatimin e Konjufcës, ka qenë kjo që e kemi thënë gjithmonë që të tentohet të realizohet, që zgjedhjet të mbahen me 28 dhjetor. 28 dhjetori nuk është ndonjë fatkeqësi, si LDK nuk e shohim problematik.

Sepse LDK-ja edhe në zgjedhjet e 12 tetori e 9 nëntorit ka dal partia e parë. Kështu që ne jemi jashtëzakonisht optimist sa i përket rezultatit të mërgatës. Edhe nuk i frikësohemi mërgatës…”, ka thënë Guri.

Ndonëse kritik ndaj procedurës që çoi në këtë datë, Guri tha se LDK nuk e sheh 28 dhjetorin si sfidë.

Guri kritikoi VV-në që, sipas tij, pret “shpëtim prej mërgatës”.

“Është perëndimi politik i partive, kur ato e vërejnë edhe vetë ë kanë humb besimi i qytetarëve për ta votuar atë parti politike, edhe presin shpëtim prej mërgatës. Ata po harrojnë që ata të mërgatës kanë familjarë në Kosovë, kanë familjarë q paguajnë fatura të energjisë elektrike, kanë familjare që kur shkon në market është shtrenjtuar shporta e konsumatorit. Ata të mërgatës e kanë sensin çka po ndodh me Kosovën…”, ka shtuar Guri.

Ai shtoi se qytetarët në diasporë e dinë situatën ekonomike në vend, nga shtrenjtimi i jetesës deri te faturat e energjisë elektrike, pasi që këto i prekin drejtpërdrejt familjet e tyre.

Sipas Gurit, shtyrja e zgjedhjeve deri më 28 dhjetor i vonon të gjitha proceset institucionale, nga konstituimi i Kuvendit e deri te votimi i qeverisë së re.

“Është perëndimi politik i një partie kur e vëren dhe vetë që e ka humb besimin te qytetarët që jetojnë në Kosovë. Dhe kërkon shpëtimin prej diasporës, duke u koordinuar me presidenten për ta ndërruar datën e zgjedhjeve me28 dhjetor. E kjo duke i kontribuar në një vonesave të krijimit të institucioneve, sa më larg që shkon data e zgjedhjeve aq më shumë shtyhet procesi i konstituimit të Kuvendit, votimi të qeverisë së re. Krejt kanë qenë kalkulime të LVV-së, që fatkeqësisht kanë qenë të koordinuara me presidenten Osmani”, ka thënë Guri.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika