Guvernatori i BQKS-së u takua me drejtuesit e Këshillit të Byrove

Guvernatori i BQK-së, të mërkurën është takuar me Greet Floré, drejtoreshë menaxhuese e Këshillit të Byrove në Bruksel, e cila është organizatë menaxhuese e sistemit të Kartonit të Gjelbër

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti me Greet Floré, drejtoreshë menaxhuese e Këshillit të Byrove në Bruksel





Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti ka pritur në takim, Greet Floré, drejtoreshë menaxhuese e Këshillit të Byrove në Bruksel, e cila është organizatë menaxhuese e sistemit të Kartonit të Gjelbër.

Guvernatori Mehmeti e informoi Floré rreth zhvillimeve të fundit në sistemin financiar, e në veçanti në sektorin e sigurimeve. Gjithashtu, Guvernatori Mehmeti e njoftoi Floré se “Kosova ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme duke plotësuar kështu, të gjitha kushtet që lidhen me anëtarësimin e Kosovës në Kartonin e Gjelbër”.

Nga ana tjetër, drejtoresha menaxhuese e Këshillit të Byrove në Bruksel, Greet Floré, falënderoi Guvernatorin për shpalosjen e informatave dhe shprehu gatishmërinë e rritjes së mëtutjeshme të bashkëpunimit mes dy institucioneve.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika