Hadyr Hoxha rrëfen për stilin e veçantë të veshjes dhe flokëve, për t’u dokur si “Elvis Presley”

Hadyr Hoxha, një qytetar nga qyteti i Gjakovës ka një stil të veçantë të veshjes dhe të dukjes së jashtme, duke filluar nga flokët e tij të ‘shpeshta e të shëndetshme’ e deri tek detajet më të vogla të kombinimit të ngjyrave dhe materialeve.

Ai në emisionin ‘Moment’ ka rrëfyer detajet e shumta për  ruajtjen e stilit të veshjes që identifikohet si ‘Elvis Presley’ shqiptar.

Tutje, Hoxha ka theksuar se veshja e tij është e kushtueshme dhe jo e gjendur lehtë, pasi ‘ sot e ka vështirë të gjejë veshje të stilit të tij dhe duhet gjithëherë me porosi’.

“Nashta facen natyrale ma ka fal Zot. Edhe gjithë kush më ka pa më ka thënë je si Elvisi. Edhe sot e kam problem. Mka pelqy si pamje fizike, edhe stili i tij, veshja e tij e pastaj edhe zëri i tij karakteristik. Jam munduar në krejt mënyrat por edhe Zoti ma ka fal facen natyrale. Nuk jam Elvisi por jam Hadyr Hoxha.  Kur dal jashtë Gjakovës, më thojnë se krejt po i përngjan Elvisit”, është shprehur ai.

‘Elvisi shqiptar’ është përkujdesur për stilin e tij të veçantë që nga mosha 13-vjeçare, pa asnjë ndryshim vetëm ndërrimi i moshëve dhe periudhave të jet◄s.

Prej shkolles fillore, në moshën përafërsisht 13 vjeçare, në klasën e shtatë megjithëse nuk kam fotografi të asaj kohe, jam i njejti prej atëhere pa asnjë ndryshim”.

Ai është shprehur se për Elvis Presley ka dëgjuar më herët, por si 13-vjeçar ka filluar të mësohet dhe të kënaq veshin me këngët e tij. ‘Muzika e tij sjell emocione’, tha ai.

“Elvis Presley e meriton padyshim titulli Mbreti i Rock’n Roll. Ka qenë i papërshkrueshëm, i pazëvendësueshëm.Jam merr me aktivitete muzikore më herët, por e kam lënë 1984.

Pasioni i tij përpos stilit si Elvis Presley, Hadyr Hoxha ka thënë se merret edhe sot e kësaj dite si frizer.

Sa i përket dukjes së flokëve të tij të shëndetshme, Hoxha ka thënë se pastrimin e tyre e bënë në një metodë të veçantë, duke i pastruar me sapun të teshave.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika