Haki Abazi jep dorëheqje nga Komisioni Hetimor për Energji

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Haki Abazi ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të Komisionit Hetimor Parlamentar për Energjinë

Deputeti i LVV-së, Haki Abazi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të Komisionit Hetimor Parlamentar për Energji.

Këtë për Portali D, e ka konfirmuar kryesuesi i këtij komisioni, Hajdar Beqa, njëkohësisht deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.

“Në bazë të komunikimit që e kemi si komision përmes një grupi në rrjetet sociale, Abazi e ka paralajmëruar dorëheqjen, ku në seancën e radhës do të vendoset dikush tjetër në vend të tij. Ai është drejtuar vetëm përmes rrjeteve sociale përmes komunikimit të brendshëm që e kemi si grup. Zyrtarizimi do të bëhet në mbledhje”, ka thënë Beqa.

Hajdar Beqa

Në anën tjetër, deputeti Abazi, për Portali D të RTV Dukagjinit, ka thënë se “ende asgjë nuk është zyrtarizuar”, duke mos dhënë detaje të tjera.

Anëtarët e tjerë të këtij komisioni nga radhët e PDK-së, është Rashit Qalaj, nga LVV do të jenë Armend Muja, Arbër Rexhaj, Halil Thaçi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë Armend Zemaj dhe Rezarta Krasniqi, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Time Kadrijaj, nga Lista Serbe Ljubinko Karadziq, si dhe nga grupi multietnik për anëtare është Duda Balje.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për themelimin e dy komisioneve hetimore për energjinë elektrike gjatë seancës së 5 majit, gjatë së cilës pati debate të ashpra.

Kuvendi i Kosovës

Komisioni hetimor i propozuar nga opozita mëton që të hetojë të gjitha masat e ndërmarra gjatë periudhës së gjendjes emergjente për energjinë, që Kuvendi kishte votuar për të shpallur vitin e kaluar.

Ndër masat e ndërmarra në periudhën e gjendjes emergjente ishin: vendosja e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorët dhe vendosja e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë. Si pasojë e krizës energjetike, Kosova u përball me shtrenjtim të rrymës.

Sipas Ligjit për hetim parlamentar, komisionet hetimore kanë qëllim edhe për informim, rekomandim dhe ushtrim të mbikëqyrjes parlamentare dhe të arritjes së një përfundimi.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika