Halimi: Dua Lipa na kujtoi se secili prej nesh e mban brenda vetes dashurinë për vendin

Drejtoria e Kulturës në Komunën e Prishtinës ka reaguar lidhur me performancen emocionuese të këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, në mbrëmjen hapëse të Festivalit Sunny Hill.

Përmes një postimi në Facebook, drejtoresha e kësaj drejtorie, Sibel Halimi, ka thënë se “Prishtina dha dhe mori dashuri” gjatë natës kur të gjitha rrugët çonin drejt festivalit që tashmë është bërë traditë në kryeqytet.

“Dua Lipa na kujtoi se secili prej nesh e mban brenda vetes dashurinë për vendin, mjafton ta shprehim. Arti është mënyra jonë për të thënë ‘jemi këtu’ me zë, me dritë, me shpirt. E Dua e bëri këtë,” ka theksuar Halimi.

Festivali Sunny Hill, që mbahet çdo vit në Prishtinë, vazhdon të mbledhë artistë të njohur ndërkombëtarë dhe një audiencë të gjerë, duke e kthyer qytetin në një epiqendër të muzikës dhe kulturës moderne.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika