Haliti s’e përjashton mundësinë që PDK-ja të bëjë koalicion me partitë e tjera

Deputeti nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, është shprehur i lumtur për arritjen e koalicionit ndërmjet AAK-së dhe Nismës, derisa nuk e përjashton mundësinë që PDK-ja të bëhet bashkë me partitë e tjera

Xhavit Haliti, deputet i PDK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, është shprehur i lumtur për arritjen e koalicionit ndërmjet AAK-së dhe Nismës.

Haliti ka thënë se me këtë koalicion janë bashkuar dy parti, krerët e të cilave kanë gjëra të përbashkëta. Ndërsa, nuk e përjashton mundësinë që PDK-ja të bëhet bashkë me partitë e tjera.

“Unë personalisht kam dëshirë që janë bashkuar, sepse janë dy parti që kryetarët e tyre ka qenë pjesë e UÇK-së, por ne nuk kemi diskutuar brenda partisë se do të iu bashkohemi, në kuptimin se nuk besoj qe do kemi në rend dite një kërkesë publike nga kushdo që vjen nëse nuk i marrim ne”, ka thënë Haliti për EO.

Po ashtu, Haliti ka mirëpritur idetë për koalicion, duke thënë se ne atë mënyrë forcohen partitë opozitare.

“Partitë e mëdha janë në pozicion ose për t’i ftuar në bashkim koalicioneve të tilla çfarëdo janë bërë dje ose pardje janë të mirëseardhura, sepse forcohet një parti opozitare”.

I pyetur rreth idesë për zgjedhje të parakohshme, ai ka thënë se ato do të ndodhin atëherë kur Lëvizja Vetëvendosje e mendon.

“Zgjedhjet e parakohshme besoj se vendi shkon nëse VV-ja mendon që duhet të shkojmë si vend ose nëse ajo përçahet dhe disa deputetë i bashkohen partive tjera”, u shpreh Haliti, teksa për PDK-në deklaroi se janë duke punuar për të dalë të parët. “Do punojmë shumë për të dalë partia e parë e pastaj varet nga angazhimi i partisë, votat e qytetarëve, ne kemi marrë hapa për këto çështje dhe besoj se do jemi në përgatitje”.

Haliti ka kërkuar nga ekzekutivi t’i zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel.

“Dialogu, marrëveshjet janë nënshkruar në Bruksel, Qeveria duhet t’i zbatoj ajo janë të obligueshme, kemi konflikte të lidhura me asociacionin dhe besoj që pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me statutin që ka të bëjë me Asociacion, besoj edhe politikat e vendit do të deklarohen”, ka theksuar deputeti i PDK-së.

Ndryshe, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka nënshkruar marrëveshjen për koalicionin parazgjedhor me Nismën.

Kjo u bë e ditur në konferencë për medie nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj.

Haradinaj ka deklaruar se diskutimet për këtë koalicion kanë zgjatur disa muaj.

Lexo dhe: Haradinaj dhe Limaj nënshkruajnë marrëveshje për koalicion parazgjedhor

Kreu i AAK-së ka theksuar se ata janë bashkuar për arsyen se nuk duan t’i lënë qytetarët e Kosovës pa kujdes, pasi, sipas tij, ata janë të “luftuar” nga Qeveria.

“…Kemi vlerësuar që qytetari i Kosovës ka mbetur i papërfaqësuar, është lënë vetëm, e në rast të caktuar edhe i luftuar prej atyre që është dashur të përkujdeset për të, e në këtë rast i luftuar nga Qeveria, nga kryeministri Kurti. E ku shihet kjo, së pari mund ta përmend me respekt kategorinë e lirisë, pra që janë luftuar nga kjo qeveri, e mbani mend grevën e arsimit, sindikatës sesi janë trajtuar mësimdhënësit, mund të vazhdojë kështu me radhë për shumë kategori, pra sektorë, por edhe për projekte kapitale të vendit. Sot qytetari ynë e paguan rrymën më së shtrenjti në rajon, e që kjo qeveri ka qenë kundër investimeve në energji”, deklaroi Haradinaj.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika